Projektet e Dhuratës pa dyshim që tani si mbiemër marrin ‘hit’. Çdo produkt muzikor që ka publikuar këngëtarja ka qenë i suksesshëm.
Të njëjtën rrugë po ndjek edhe ‘Shumë on’ e cila po pëlqehet çdo ditë e më shumë e madje është bërë pjesë e listave të Dj-ve tonë gjithandej.
Por, Dora nuk e përmbyll vitin me këtë këngë. Dhurata pas mbizotërimit me projekte gjatë gjithë vitit ka menduar edhe për diçka tjetër në dimër.
Përkatësisht në muajin e 12-të do të publikohet klipi tjetër i artistes.
Repertorit të saj do ti shtohet një tjetër këngë nën ombrellën e Max Production por që ajo po e veçon këngëtaren janë tekstet për të cilat po kujdeset vetë e po ashtu po godet në shenjë.