Që prej momenteve të para të lançimit ‘I besova’ u përfol shumë. Kënga e re e Gerta Koçit morri kritika pozitive por dëgjueshmëria e saj nuk zgjati gjatë.
Kënga u bllokua për arsye të cilat u thanë se kanë të bëjnë me mos pagesë dhe mos njohje të të drejtave të autorit.
Megjithëse relacioni mes Gretës dhe kompanisë që e bllokoi u duk mjaft armiqësor shkaku i akuzave që implikuan edhe gjyqin, duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Prive mëson se pas një takimi me kompaninë, Greta është dakorduar që kënga të kthehet, me gjasë sonte.
Mbetet për t’u parë nëse gjithçka do nis nga fillimi apo shikimet dhe pëlqimet do jenë të ruajtura. /Prive.al/