Kur dalin në shitje dhe sa kushtojnë biletat e koncertit të Dua Lipës? (VIDEO)

By

Koncerti i Dua Lipës në Prishtinë, si pjesë e turneut të saj në Europë, do të mbahet me 10-të gusht, dhe për një ngjarje të përmasave të tilla, nuk do fjalë që interesimi do jetë i madh.

Këngëtarja Lipa ditë më parë e ka paralajmëruar në profilin e saj në Instagram datën e ardhjes në Prishtinë dhe po ashtu, u bë e ditur se Albert Stanaj do ta shoqërojë në performancën e vendlindjes.

Por kur do dalin në shitje biletat e koncertit që do mbahet verës dhe sa do të kushtojnë ato?

Sipas babait të Duas, Dukagjin Lipës që sonte i ftuar në Nd’rrimin e Natës shpalosë shumëçka, biletat në shitje dalin në fund të marsit ndërsa çmimi i tyre do jetë në përputhje me standradin e kosovarëve. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm