Kuptimi i shakasë që e nxehu Will Smithin gjer në shuplakë

By

Komiku Chris Rock erdhi në skenën e Oskarit për ta prezantuar çmimin e dokumentarit më të mirë të vitit.

Por, siç e do puna e tij, ai i lëshoi nja tri batuta të shpejta. E treta kishte të bënte me aktoren Jada Pinket-Smith, gruan e të nominuarit për aktorin më të mirë dhe fituesin eventual, Will Smith.

“Shihemi më vonë, G.I. Jane,” iu drejtua Rocku bashkëshortes së Smithit, i cili fillimisht qeshi me batutën.

Por nuk qeshi edhe bashkëshortja e tij. Shakaja ishte referencë e filmit “G.I. Jane”, në të cilin film protagonistja e luajtur nga Demi Moore i rruan flokët dhe bëhet qerose.

Mirëpo, Pinket-Smith vuan nga alopecia, sëmundje që bën që flokët e saj të bien, dhe kjo temë është mjaft e ndjeshme për të.

Pak sekonda pasi kishte qeshur, Smith ishte ngritur në skenë dhe e kishte goditur me shuplakë Rock-un, duke e shkaktuar ndoshta momentin më shokues të ketë ndodhur ndonjëherë në Oskar, shkuar edhe momentit kur çmimi për filmin më të mirë i ishte kumtuar një filmi tjetër dhe jo atij fitues.

Artikuj të ngjashëm