Kumrije Mustafa dhe Besim Krasniqi kanë publikuar projektin e tyre të rradhës.
Kënga ‘Ëndrra e gruas’ është kompozuar dhe shkruar nga Kreshnik Avdiu, kurse aranzhmani është bërë tek studio Nexhi.
Ky krijim muzikor flet për raportin mes gruas dhe burrit të reflektuar në jetën e përditshme duke vënë në pah disa nga karakteristikat tona si popull në këto raporte.
‘Ëndrra e gruas’ që në momentet e para nga publikimi ka marrë kritika pozitive nga fansat.
Ndryshe, projektet e tilla të përbashkëta të çiftit edhe në karrierë, do vazhdojnë edhe më tutje. /Prive.al/