Hana Aliu, vogëlushja e reperit kosovar Mozzik dhe këngëtares Loredana Zefi, është ende e vogël dhe ndoshta është problem t’ia dallosh tiparet por Loredana e vendosi.
Këngëtarja thotë se vogëlushja i ngjanë asaj!
Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi, ku e ekspozon të bijën Hanën dhe shkruan: “Mini Unë”.
Megjithatë, është pak e paqartë nëse ajo i ngjanë babait Mozzik apo të ëmës.
Hana u lind në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa prindërit e saj i kanë hapur edhe llogari në rrjetet sociale dhe ajo u bë një yll instagrami që nga dita e parë, e tani numëron me qindra mijëra ndjekës! /Prive.al