“Vetëm fjalë” është kënga e fundit e Robert Berishës, e lançuar tre muaj më parë. E të njëjtin ritëm duket se do të ketë edhe produksioni i fundit muzikor nga artisti.
Për Prive, ai ka treguar se projekti i ri do të mbaj emrin ‘Për ditëlindje’ me tekst të Arsim Bunjakut, e teksa producent muzikor është Nertil Morina.
Kënga do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip, teksa Berisha ka treguar se kjo nuk do të jetë prurja e vetme për 2017.
Edhe dy këngë të tjera, një ndër to bashkëpunim do të publikohen deri në fundvit./Prive.al