Të gjithë e njohim si kapitenin e skuadrës shqiptare në futboll, për sukseset e tij në karrierë madje u përfol mjaft edhe për martesën e tij me një grua jo shqiptare, arkitekten italiane Monika.
Është një imazh në llogarinë e tij në facebook që na bën të kthehemi në retrospektivë dhe të vlersojmë ngjashmërinë e tij të madhe me të atin i cili poashtu ishte futbollist i njohur i viteve të ’80-ta, kur Prishtina ishte në kulminacionin e suksesit në futboll.
“Babi im dhe krenaria e një gjenerate të tërë , Agim Cana #kfprishtina#plisat #jeminje #kuqezi” është përshkrimi i Canës karshi fotografisë së të atit që ishte edhe inspirimi i tij për të filluar karrierën prej futbollisti./PRIVE.AL/