‘Përrallë’ është kënga fituese e Festivalit të RTSH të kënduar nga Eneda Tarifa. Në skenën e festivalit do të ngjitet me versionin anglisht që do mbaj emrin ‘Fairytale Love’.
Kënga tashmë është përfunduar dhe aktualisht është duke u realizuar videoklipi.
Ndryshe nga herët e kaluara kur është xhiruar në Shqipëri dhe janë promovuar lokacionet e bukura të kombit, tani ekipi është nisur drejt një tjetër destinacioni.
Prive mëson se ‘Fairytale Love’ do të xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar.