Prej kohësh përflitej sa i përket një shkëputjeje të Meriton Mjekiqit me Gjoni Black.
View this post on Instagram
Javë më parë, i ftuar në NIN, ai mohoi një gjë të tillë duke thënë se edhe me emisionin, do të vazhdojë me bashkëpunëtorët e kahmotshëm.
Por, nuk thuhet kot se ku ka zë, s’është pa gjë!
Përmes rrjeteve sociale, edhe grupi edhe moderatori kanë bërë të ditur lajmin e ndarjes paqësore të rrugëve të bashkëpunimit me njëri-tjetrin.
Mbetet e paqartë nëse Meritoni do të vazhdojë një format të ri i vetëm dhe nëse emisioni “Gjoni Black” do të ketë një tjetër fytyrë udhëheqëse. /Prive.al