‘Rren’ titullohet projekti i fundit i këngëtarit Blero i cili u lansua vetëm dy ditë më parë.
Kënga u prit mjaft mirë nga dëgjuesit dhe pati komente mjaft pozitive.
Artisti pavarësisht prurjes së re nuk i anuloi planet e tij teksa ishte i ftuar për të performuar jashtë vendit.
Pas përufndimit të koncerteve Blero morri rrugën për në Kosovë por kësaj rradhe duket se nuk shkoi gjithçka siç duhet.
Fluturimi që ai kishte për të kryer nga Italia u anulua duke mbetur kështu aty ndoshta edhe për mbrëmjen e sontme.
E këtë ndodhi këngëtari e ndau edhe me ndjekësit e tij në Snapchat duke u shprehur ‘Mbeta në Itali’. /Prive.al/