E keni vërejtur edhe ju! Të gjithëve u ka rënë në sy e vesh zhdukja e këngëtarit Flori Mumajesi nga rrjetet sociale dhe nga industria e muzikës.
Ndryshe nga vitet e tjera kur ai ishte producenti numër një i hiteve shqiptare, këtë vit ai zgjodhi heshtjen.
Pa këngë, pa fotografi, pa lëvizje nëpër koncerte. Është bërë sikur ta ketë lëshuar toka…
Por Klajdi Harunin, mikun e tij e partnerin e tij nga Three Dots Production, fansat e pyetën në instagram se ku e ka mikun!
“Nga ka humb Flori?”, ishte pyetja konkrete…
Dhe Haruni u përgjigje me një video meme epike të një fjalimi të Kryeministrit Shqiptar Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë.
“Çka ka ndodh? Çfarë është gjithë ky interesim?”, thotë Rama në këtë video.