Aktorja e njohur Rudina Dembacaj i është rikthyer sërish sesionit të pyetjeve nga fansat në Instagram.
E drejtpërdrejtë dhe transparente deri në pikë të fundit, ajo i është përgjigjur edhe pyetjeve provokative.
Një prej tyre ishte se ku i bën shërbimet e makinës pas ndarjes nga burri paraprak, Aleksi, i cili me profesion është mekanik.
Dembacaj nuk ka ‘zhgënjyer’ sërish duke qenë në pritshmëritë e të drejtpërdrejtës.
Ajo ka treguar se vazhdon t’i kryejë shërbimet e makinës tek ish-burri, të cilin madje e ka bërë ‘tag’ në Instagram. /Prive.al