Izolimit nuk i ka shpëtuar as Tuzi i Malit të zi e aty jeton me familje këngëtarja e njohur shqiptare, Gjyste Vulaj.
Artistja e cila erdhi në intervistë pas kaq shumë vitesh zbuloi më tepër mbi përditshmërinë e saj të re, pauzave e po ashtu edhe për planet pas pandemisë.
Madje, Vulaj u shpreh se ka diçka për të cilën e ka marrë malli e që janë udhëtimet.
Gjyste ka udhëtuar në shumë vende por në intervistë mund ta zbuloni se ku do të dëshironte të shkonte pas Covid-19./Prive.al