2020-a për Tunën ka kaluar kryesisht përtej oqeanit.
Bashkë me djalin, Tianin, këngëtarja qëndroi për muaj të tërë në Amerikë, për siç u shpreh “çështje të ndërlidhura me punë”.
Teksa të gjithë mbetëm kurioz sa i përket asaj që po përgatitë këngëtarja, së fundmi, Tuna u rikthye në Maqedoni.
Pas një periudhe relativisht të gjatë shkaku i mëmësisë por më pas edhe pandemisë, këngëtarja u ngjit në skenën e “The Park Festival” në Gostivar duke hapur natën e parë bashkë me Shpat Dedën teksa prezent në instrumente ishte edhe Patrisi.
Me masa të shtuara sa i përket distancës, numrit të kufizuar të pjesëmarrësve dhe dezinfektimit, këngëtarja e mirënjohur interpretoi shumë prej hiteve të saj të pavdekshme duke ofruar një super mbrëmje për të gjithë të pranishmit.
Por, paraqitja e Tunës në rrjet ngriti pikëpyetje edhe mbi një shtatzëni të mundshme.
Pamjet nga koncerti i 3 shtatorit bënë që në rrjet të dyshohet mbi një pritje të dytë të ëmbël të këngëtares, thashethem të cilin Prive.al nuk ka arritur ta konfirmojë. Madje, burime pranë Tunës e kanë përjashtuar për Prive.al mundësinë që ajo të jetë shtatzënë.
Teksa mbesim në pritje të një përgjigjeje edhe nga këngëtarja, me gjasë bëhet fjalë vetëm për ca kilogramë më shumë të fituara nga periudha më pasive e karantinës që solli pandemia COVID-19. /Prive.al