Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me familjen e tij, ka shkuar sërish në Londër të Britanisë së Madhe.
Ai me gruan Kristalen dhe vajzën Arrën, ishin në koncertin e Dua Lipës, transmeton KlanKosova.tv.
Në disa ‘story’ të publikuara nga Kristalja, Rama dhe vajza e tij shihen tej mase të lumtur dhe duke e shijuar koncertin e Lipës, e cila performonte në sallën “02 Arena”.
Më pas, ata ishin takuar edhe nga afër me Dua Lipën.