Në situatë ku kërkohet vigjilencë e shtuar për frenimin e përhapjes së coronavirus-it, Kryeministri Kurti ka zgjedhur që mesazhet t’i përçojë përmes fytyrave publike për audiencën në Instagram e cila është më e re.
Ai ka postuar video-mesazhin e reperit Capital T që bën thirrje të qëndrohet në shtëpi.
Ndërkaq vetë Kryeministri Kurti në postimin e bërë është shprehur: ‘Shumë herë ju kam thirrë t’dilni n’protesta. Tash është trimni t’qëndroni n’shpi. T’falemnderit Trim Ademi’.
Video-mesazhi i plotë, më poshtë. /Prive.al