Krusita flet për herë të parë për marrëdhënien me Kledi Bahitin

By

Ditëve të fundit është folur se këngëtarja e re “Krusita” e cila konkurron në “Kënga Magjike” me këngën “Akull” është në një marrëdhënie me kompozitorin Kledi Bahiti.

Në disa foto të siguruara për Blitz.al Krusita dhe Kledi janë para pranë njëri tjetrit edhe gjatë provave, por deri më tani asnjëri prej tyre nuk kishte thënë asgjë më shumë.

Krusita ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj me Kledin, në emisionin “Thumb”. E pyetur nga Fatma dhe Aulona se çfarë fshihet pas marrëdhënies të afërt me kompozitorin, ajo ka treguar:

“Janë thashetheme nuk janë të vërteta. Ne kemi marrëdhënie miqësore përveç asaj të punës. Duke qenë se është kompozitor i këngës do të vijë në prova, nuk vjen vetëm për mua por për të gjitha këngët që ka bërë, kështu që rrini rehat”.

Përpos, aludimeve të fundit, duket se vetë Krusita nuk ka pranuar asgjë!

Artikuj të ngjashëm