Ditën e sotme Prive.al raportoi se Seldi Qalliu dhe Sindi Cela kanë fshirë çdo fotografi të përbashkët në rrjete sociale duke bërë që të ngriten dyshime mbi një krizë.
Ne kontaktuam Sindin e cila na tregoi të vërtetën.
Bukuroshja 22-vjeçare foli mbi raportin me këngëtarin duke u shprehur:
“Më vjen keq por nuk jemi ndarë. Thjesht një konflikt i vogël si çdo çift që u krijua me impulsivitet”.
Mesa duket bëhet fjalë për diçka kaluese që sërish, s’kishte se përse të reflektohej në rrjete sociale. /Prive.al