Kështu e kujton modelja foshnjën e saj të ndjerë

By

Chrissy Teigen ka gjetur një mënyrë për të mbajtur gjallë kujtimin e Jack, foshnjës që humbi pak javë më parë.

Modelja ndau një foto në rrjete sociale, kapur për dore me bashkëshortin John Legend duke vënë në pah tatuazhin me emrin e Jack.

Chrissy Teigen tattoo

Tatuazhi ishte afër atij që modelja i ka kushtuar pjesës tjetër të familjes kohë më parë, e po të njëjtin e ka edhe bashkëshorti i saj John Legend.

Ylli televiziv ndau lajmin e trishtë në fillim të Tetorit, dhe pasi qëndroi për pak kohë larg mediave sociale, shkroi një deklaratë në të cilën rrëfente këtë përvojë të vështirë në jetën e saj.

Artikuj të ngjashëm