Kur bëhet fjalë për dashurinë e një nëne, Kris Jenner e kupton këtë rol të rëndësishëm.
Në fund të fundit, ajo është matriarku i famshëm krenar i familjes Kardashian-Jenner dhe një nga “nënat menagjere” më të spikatura në historinë e Hollivudit.
Në kopertinën e edicionit të pesëmbëdhjetë të CR Fashion, Kris Jenner u shfaq me të pesë vajzat e saj, të gjitha të veshura në Mugler, ku u shpreh se të ardhmen e saj e kishte parashikuar që nga vitet e shkollës së mesme.
“Që kur isha vajzë e vogël, gjithmonë kam dashur të kem një familje të madhe. Kam qenë e ulur kur isha në shkollë të mesme dhe mendoja, nuk mund të pres që të kem gjashtë fëmijë. Unë thashë posaçërisht numrin gjashtë,” i tha ajo revistës së modës.
Më tutje ajo shtoi se: “Unë mendoj se ndërsa isha rritur dhe u rrita dhe i kisha të gjithë këta fëmijë dhe gjithë këtë përgjegjësi, unë thjesht u përkushtova në familjen time, dhe gjithçka që kam dashur ndonjëherë ishte që secili prej tyre të ishte sa më i kënaqur, i lumtur dhe i suksesshëm”.
“Duke ecur në këtë rrugë me ta, sigurohem që ata e dinë që janë të dashur pa kushte”.
“Unë pres shumë nga ata dhe e vendosë pritëshmërine me të vërtetë të lartë. Pavarësisht nëse është nënë-bijë, nënë-bir, miq, të afërm, çfarëdo qoftë ajo, unë gjithmonë jap gjithçka që kam fizikisht, emocionalisht, shpirtërisht, financiarisht” shpjegoi Jenner.
Sipas Jenner, kjo dashuri e pakusht është arsyeja pse familja e famshme ka një lidhje të tillë.
Burimi: Eonline.com