Kjo është domethënia e emrit të djalit të Tunës

By

Një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare, Tuna Sejdi sot pati momentin e jetës!

Pak muaj pa mbushur 32 vite, këngëtarja përjetoi ndjenjën e papërshkrueshme të të bërit nënë me ardhjen në jetë të Tianit, si fryt i dashurisë me Patris Berishën.

E normalisht siç edhe pritej, emri i djalit është i rrallë dhe i padëgjuar shpesh.

Por, shtrohet pyetja cili është kuptimi i tij?!

Në enciklopedi online, Tian asociohet me dy kuptime. I pari si i shenjtë kurse kuptimi i dytë dhe më i përhapur është ai që derivon nga mitologjia kineze.

Tian, është një prej koncepteve kineze më të vjetra për kozmosin si nocion kyç në mitologjinë, filozofinë dhe religjionin e lidhur me këtë popull.

Figura të ndryshme në histori kanë pasur këtë emër teksa Tian mban emrin edhe një vargmal në Azinë Qendrore me pikën e Fitores si majën më të lartë në lartësi mbidetare. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm