Krijuesit e ‘Nëntorit’ të famshëm kanë gati një tjetër këngë, por nuk është Arilena këngëtarja!

By

Nëntori i vitit të kaluar ishte muaji më i bukur për Arilena Aran e cila prezantoi këngën që mbante emrin e këtij muaji në festvialin ‘Kënga Magjike’.

Edhe pse e mallkoi ‘Nëntorin’, ky projekt i hapi shumë dyer artistes e cila tashmë nuk mund të cilësohet e re.

‘Nëntori’ u krijua nga Darko Dimitrov në muzikë e tekst të Lindonit, të cilët janë pothuajse gjithmonë së bashku në studio duke krijuar këngë për artistë të tjerë.

Mbrëmë dyshja kanë finalizuar një tjetër projekt por këtë herë jo për ndonjë këngëtarë tjetër por për Lindonin i cili pritet që shumë shpejt ta realizoj edhe klipin dhe ta lançoj këngën e tij të re./Prive.al

Artikuj të ngjashëm