Në shtatzani kujdesi për veten duhet të vazhdojë të jetë maksimal sidomos ndaj lëkurës duke qënë se ajo do të pësojë shumë ndryshime.
Për këtë arsye është e domosdoshme të aplikohet një krem apo vaj i një cilësie të mirë dhe i përshtatshëm për këtë periudhë.
Ndryshimet do të vihen re që në javët e para të shtatzanisë pasi lëkura do të hapet dhe do të shkaktojë kruajtje. Edhe ndryshimi hormonal do të ndikojë në tharjen e saj. Cilat produkte duhet të përdorim? Ideali do të jetë vaji i bajames i cili duhet të aplikohet në lëkurën e lagur pasi keni dalë nga dushi.
Kjo do ta bëjë lëkurën më tepër elastike dhe për pasojë do të lehtësojë kruajtjet. vaji është prodhuar nga një sistem i ftohtë (pyesni atje ku e bleni), mund ta aplikoni Nëseedhe tek thithat e gjinjve të cilat mund të shfaqen të irrituara që në shtatzani. Nuk do t’ju këshillonim produkte të tjera pasi shpesh ato përmbajnë aroma të forta si edhe substanca irrituese, por edhe vaji i bajames duhet të jetë i një cilësie shumë të mirë. Një alternativë do të ishte edhe Bio-oil i cili do të bëjë një hidratim të mirë të lëkurës. Cilat produkte duhet të evitojmë në shtatzani?
- Nuk duhet të aplikoni në lëkurën tuaj kremin me bazë të aloe verës dhe arnikës (arnica-lule) pasi edhe pse e hidratojnë lëkurën mund të shkaktojnë kontraksione uterine.
• Gjithashtu nuk duhet të përdoren produktet me përmbajtje melise (lule) e cila ka veti qetësuese por mund të shkaktojë të vjella dhe dhimbje stomaku.Ndër vajrat esencialë që mund të përdorni për lëkurën tuaj në shtatzani janë ata me përmbajtje qitro, dëllënje si edhe barbaroze, të cilat stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë edhe në lehtësimin e fryrjes së gjymtyrëve. Nuk duhet të harrojmë edhe rëndësinë që kanë në parandalimin e formimit të celulitit.