Edhe e pagrimuar ajo e dëshmon se një grua mund të duket bukur.
Mund t’ua vëmë fajin gjeneve të mira, kujdesit ndaj lëkurës e plot faktorëve të tjerë, por Miriam Cani është dëshmia e “gjallë”, që bukuria natyrale është më e mira.
Këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në Profilin e saj në Instagram, shfaqë një shkëlqim rrezatues të lëkurës së saj, përderisa në fytyrë nuk ka asnjë grimcë make-up.
Cani që në nëntor të vitit që lamë pas publikoi dy projekte muzikore, një solo e një në bashkëpunim me Alban Skënderaj, bashkëshortin e saj, nesër nis një tjetër rrugëtim.
Ajo do zë një ulëse në jurinë e një spektakli të madh, që do tentojë të nxjerrë në pah zëra të bukur fëmijësh përmes garës në “Voice of the Kids”, në Top Channel në Shqipëri. /Prive.al