Kostumet janë trendi i këtij viti dhe të famshmet shqiptare po i veshin ngado!

By

Dhurata Dora kësaj here, në klipin e saj të këngës super hit “Zemër” me Sool King, vendosi që të vishte një kostum.

Paraqitja e saj e kuruar në klipin e fundit, e thjeshtë e elegante, ishte paralajmërim se këtë vit, stafeta u takon kostumeve një ngjyrëshe që mund të vishen kudo, kurdo dhe me çkado – qoftë edhe me atlete.

Kështu bëri edhe Tuna në ditëlindjen e dytë të djalit të saj Tianit, duke e kombinuar një kostum ngjyrë portokalli me atlete të bardha, meqë festa e ditëlindjes ishte organizuar në kopsht.

Ndërsa Nora Istrefi, na e kujtoi se s’ka asgjë më të fuqishme se sa një grua në të kuqe!

View this post on Instagram

Red hot chili pepers 🌶

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

Së fundmi, edhe Liberta Spahiu ka zgjedhur të vesh një kostum të bardhë tejet elegant, me një dekolte të hapur e cila ndonëse e paraparë të tregonte shumë, duket tejet diskrete në trupin e moderatores. Këtë kostum Spahiu e veshi në një event në Tiranë, ku po prezantohej parfumi luksoz “Kilian”.

Ndërsa të preferuara këtë vit kostumet po del t’i ketë pasur edhe Ariana Fejzullahu, e cila u prezantua në fotosesionet e reja me disa prej sosh. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm