Kosova është radhitur e nënta në listën e 10 popujve më bujarë në botë.
Sipas rezultateve të anketës, kosovarët janë qytetarët më bujarë në Ballkan.
“Charites Aid Fondation” është organizata ndërkombëtare e cila mat nivelin e bamirësisë në të gjithë botën.
Njëra ndër pyetjet e anketës ka qenë se sa persona, jashtë familjes, kanë ndihmuar gjatë pandemisë.
Në këtë ranglistë të shteteve bujare në botë, Shqipëria është radhitur e 60-ta, pas saj është Bosnja dhe Hercegovina e 59, Maqedonia e Veriut është e 38-ta në listë, përderisa Serbia është radhitur e 48-ta.