Se aktivizimi në rrjete sociale për filmin ‘Shok’ është shumë i madh, kjo dihej. Mirëpo, gjiganti i kërkimit Google, tashmë këtë fakt e ka zyrtarizuar me statistika.
Kosova prin nga të gjitha shtetet e botës për trendet e kërkimit në lidhje me Oscar, duke lënë prapa Poloninë, Spanjën, Danimarkën, Portugalinë e Lituaninë.