Një nga emrat e shquar të muzikës u nda nga jeta si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.
Saksofonisti Jazz Lee Konitz, karriera 75-vjeçare e të cilit u shtri përsëri në epokën e grupit të madh, ka vdekur në moshën 92 vjeç pasi kontraktoi Covid-19.
Ai vdiq në një spital në New York, dhe djali i tij konfirmoi shkakun e vdekjes e cila ishte pneumonia e sjellë nga virusi.
Pas vetes ai la një trashëgimi kulturore të muzikës jazz, e cila vite me radhë influencoi drejtimin e këtij zhanri.
Ai kishte probleme të zemrës më vonë në jetë dhe i tha një intervistuesi se gati vdiq, por kishte dy operacione të suksesshme dhe u shërua. Ai vazhdoi të luante në vitet e 90-ta, përfshirë një turne evropian në vitin 2018 dhe një shfaqje private në ditëlindjen e tij ë 92-të.
Ai la pas dy djem, Josh dhe Paul, dhe tre vajza, Rebeka, Stephanie dhe Karen.
Burimi: The Guardian