Sot është ditë e veçantë në familjen e Korab Shaqirit.
Bashkëshortja e tij, Lulka, feston ditëlindjen dhe këtë e bëri të ditur këngëtari përmes Instagramit ku edhe ia uroi ditëlindjen me fjalët më të mirë.
“Numëroje jetën tënde me buzëqeshje, jo me akrepa. Numëroje moshën tënde me miq dhe jo me vite. Gëzuar ditëlindjen! Shpresoj që të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e ditëlindjes të realizohen zemër. Një dëshirë për ty në ditëlindjen tënde, çfarëdo që kërkon, mund ta marrësh, mund të gjesh, çfarëdo që dëshiron do të përmbushet në ditëlindjen tënde dhe gjithmonë sepse shpirti yt i bukur e meriton. Një vit tjetër i aventurës të pret. Mirësevjen ky vit duke festuar ditëlindjen tënde me punë dhe shkëlqim. Gëzimi që ke përhapur në të kaluarën në zemrën time dhe Alteut të vogël, le të kthehet tek ti në këtë ditë. Jeta jote do të tërheqë shpejtësinë në stratosferë. Ngjite rripin e sigurimit dhe sigurohu që ta shijosh udhëtimin. Gëzuar ditëlindjen Lulka ime”, ka shkruar ai në Instagram.
Nëse nuk e dini, Korabi dhe Lulka janë prindër të një djali./Prive.al