Këngëtari Korab Shaqiri nga tani e tutje në CV-në e tij do bart një titull mjaft të rëndësishëm.
Ai është bërë profesor në një prej kolegjeve private në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur në Snapchat ku ka postuar një imazh ku shihet në një zyrë teksa i jep vetes epitetin e Profesorit më të ri në kolegj.
Natyrisht se Korabi do ligjërojë aty lëndë që kanë të bëjnë me muzikën, fushë në të cilën e lëvron me vite të tëra dhe për të cilën ka të kryer edhe shkollimin përkatës në Akademinë e Arteve në Tiranë. /Prive.al/