Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve (ITSH) në Shkup, ka hedhur në qarkullim edicionin e librit me titull “200 këngë nga opusi muzikor i kantautorit Ilir Shaqiri” libër ky me autor profesor dhe i kompozuar nga Korab Shaqiri.
Libri vjen si dhuratë për ditëlindjen e 61-të këtë 6 dhjetor të babait të tij, Ilir Shaqirit.
Brenda këtij libri 700 faqesh autori Korab Shaqiri ka përmbledhur këngët më të njohura të Ilir Shaqirit, kjo përmbledhje shpalos një dimension pak të njohur të artistit i cili shënon krijimtarinë tij çerekshekullore.
Këngët që përfshihen janë që nga vitet e 80-ta e deri më tani. Sipas redaktorit të këtij libri Valon Beqirit ky libër nuk ka të bëjë vetëm me Ilir Shaqirin si artist individual por me një pjesë të rëndësishme të historisë së muzikës shqiptare. /Prive.al