Kontrata: Cilët janë artistët e përzgjedhur më të paguar nga Komuna e Prishtinës?

By

Në kuadër të aktiviteteve kulturore, Komuna e Prishtinës kishte paraparë festën e përvitshme “Prite në Shesh”.

Eventi kryesor është anuluar shkaku i masave kundër përhapjes së COVID-19.

Sidoqoftë në dhjetor të vitit 2021 është nënshkruar kontratë mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “AMC” për performanca artistike muzikore me kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.

Por cilët janë artistët e përzgjedhur nga Komuna e Prishtinës? Lista është me 23 grupe dhe artistë ku njëmbëdhjetë prej tyre janë në listën e më të paguarve.

Me nga 1700 euro, sipas dokumentit të siguruar nga Prive.al për performancë një orë e gjysmë do të paguhen; grupi “Minatori”, Shpat Deda, “Offchestra”, grupi “Sytë”, “Asambli Zana”, “Trampolinë”, “Gillespie”, “Zwada”, “Pinkmetal” e “Asgjë sikur dielli”.

No description available.

Megjithatë më së shumti do të paguhet këngëtari Dren Abazi sepse do performojë tre herë ku për secilën nga herat do të marrë 1,500 euro.

Vlera totale e kontratës është 29,950 euro dhe mbetet të shihet nëse kushtet pandemike do të mundësojnë organizimet brenda gjashtë mujorit, tashmë kur performancat artistike për festat e fundvitit si pikënisje e lidhjes së kontratës nuk kanë mundur të zhvillohen. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm