Karriera e saj filloi si Miss, por më pas atë e pamë si prezantuese në televizion. Është fjala për Floriana Garon, e cila ishte moderatorja e parë e ‘Jo vetëm modë’.
Mirëpo tani ajo është shkëputur nga jeta publike, sepse pas fejesës është shpërngulur për të jetuar në Zvicër.
Tani vjen dhe një lajm i mirë për Garon, pasi që ajo është në pritjen e ëmbël e pas disa muajsh do të bëhet nënë për të parën herë – raporton ‘Opinion’ të cilët kanë marrë dhe konfirmimin. Urime Floriana./Prive.al