Duetet mes meshkujve në diskografinë shqiptare kanë qenë relativisht të rrallë.
Megjithatë, një ndryshim u vu re sivjet kur disa prej artistëve bashkuan forcat duke sjellë projekte të cilat u pëlqyen goxha.
Por, sipas të gjitha gjasave, s’kemi parë gjë akoma.
Një tjetër bashkëpunim na pret në pak ditë!
Bëhet fjalë për duetin mes Adrian Gaxhës dhe prezantuesit të Klan Kosova, Enur Pakashtica.
Ky i fundit duket se ka vendosur që të debutojë në muzikë pas ndërprerjes që i shkaktoi angazhimi televiziv me përfundimin e aventurës në ‘X Factor’ vite më parë.
Ka qenë vetë Enuri ai i cili ka zbuluar lajmin përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehet: ‘Menxi e kom prit këtë moment. Bashkë me Adrian Gaxha e kemi përgatitë një dhuratë për krejt juve’.
Tashmë na mbetet vetëm të presim publikimin e këtij projekti. /Prive.al