Këngëtarja Anxhela Peristeri do t’i kthehet Këngës Magjike, siç bëjnë të ditur burime të sigurta të emisionit Prive. Kënga e përfunduar është punuar nga Kledi Bahiti, bashkëpunëtori i vjetër i Anxhela Peristerit.
Me një baladë shumë emocionale, Anxhela do të ngjitet në skenën e Këngës Magjike. Dëgjoni materialin e mëposhtëm për të kuptuar më shumë.
Po këtë lajm me anë të një postimi në Instagram e konfirmoi edhe vetë këngëtarja. Anxhela publikoi një pyetje në Instagram që i drejtohej fansave dhe ndjekësve të saj.
“Kënga Magjike 2022: Cfarë kënge prisni nga unë?”, shkruan ajo. /Prive.al