Tashmë disa yje me famë botërore e kanë konfirmuar ardhjen e tyre në festivalin “Sunny Hill” që mbahet në parkun Gërmia në Prishtinë, në fillim të muajit gusht.
Por ajo që e kishte nisur këtë festival dhe kishte marrë vet pjesë për herë të parë para tri vitesh, e famshmja Dua Lipa, fituese e dy çmimeve Grammy, ende nuk e kishte konfirmuar pjesëmarrjen për këtë vit.
Mirëpo, babai i saj Dukagjin Lipa, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, e konfirmoi se vajza e tij Dua, do i bashkohet programit të këtij viti.
“Dua vjen edhe këtë vit në Kosovë. Ne e kemi edhe një fondacion të cilin e kemi shpërndarë vitin e kaluar. Dua Lipa vjen në Kosovë”, ka deklaruar Lipa.
Festivali mbahet me 2, 3 dhe 4 Gusht, ndërsa biletat mund t’i gjeni online në web faqen kryesore të festivalit. /Prive.al