Koncerti i Elvanës mollë sherri mes kolegesh: Fillojnë replikat, përfshihen Besa Kokëdhima e Rozana Radi

By

Kur Elvana Gjata u shfaq në një koncert privat gjatë së cilit prezantoi një seri këngësh të reja, performancat e saja u vunë në dyshim.

Këngëtarja transmetoi këngët edhe në Top Channel, por menjëherë nisën reagimet nga koleget e saja.

E tëra nisi me një postim të Ledina Çelos, e cila deklaroi se Elvana s’po këndonte live.

Por në mbrojtje këngëtares i ka dalë shoqja e saj më e mirë në estradë, Besa Kokëdhima.

Në një seri statusesh në gjuhën angleze në Insta Story, Besa ka theksuar se koncerti i Gjatës ishte live dhe Elvana kishte kënduar në perfeksion, ndaj të tjerët e kishin të vështirë ta besonin.

“Kjo është nga koncerti i Elvana Gjatës. Nëse kjo nuk është live, nuk di çfarë mund të jetë më live! … Punë e mrekullueshme! Bravo të qoftë Elvana Gjata! Kështu bëhet! Bravo i qoftë ekipit! Nëse nuk vlerësojmë dot artin, artistët dhe punën e tyre të palodhur, jemi të vdekur si komb! Herën tjetër bëj disa gabime me qëllim Elvana, sepse nëse këndon shumë mirë, atëherë ka diçka që nuk shkon!”-është shprehur Besa në postimet e saj, raporton Xing.al.

Në këtë pikë, duket se reagim karshi postimeve të Besës që të gjitha ishin në Anglisht, ka pasur Rozana Radi.

Ajo ironizon duke thënë se s’kishte kuptuar asgjë nga ato që kishte shkruar një kolege e saja në Instastory dhe i është dashur të kërkojë në google për kërkime. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm