Reperi nga Peja, Gjiko, ka befasuar totalisht me një postim të para pak minutave në rrjetin social Instagram.
Ai, është shfaqur përkrah një vajze veshur në vello në një ceremoni që ngjan me atë martesore.
‘Po, pranoj’ – ishte përshkrimi që pikëlloi shumë vajza në rrjete sociale që dukej se iu shuan shpresat.
Megjithatë, Prive.al mëson nga burime të sigurta se Gjiko nuk është martuar por kjo skenë është pjesë e videoklipit të ri të reperit në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun i titulluar ‘Hajmali’ për të cilin iu njoftuam dy ditë më parë se po finalizonte xhirimet në Bogë të Rugovës. /Prive.al/