Kompania e modës themeluar nga vëllezërit shqiptarë, që po vesh yjet më të mëdhenj botëror

By

BLS HAFNIA (Best Lifestyle Copenhagen) është një markë e veshjeve me bazë në Kopenhagë, e themeluar në vitin 2011 nga Besnik Miftari.

Ai dëshironte një markë bashkëkohore minimaliste me fokus në aksesorët e kokës. Mentaliteti idealist ka qenë gjithmonë ideologjia e kompanisë, për të furnizuar njerëzit me produkte që kanë përshtatjen e përsosur dhe janë mjaft të rehatshme për t’u veshur çdo ditë. Identiteti është një miksim i minimalizmit skandinav, utilitarizmit dhe sportit italian.

Vis billede på Twitter

Koleksioni BLS Hafnia është rritur në një koleksion të plotë veshjesh me disa kapsula dhe bashkëpunime me marka ndërkombëtare, si dhe skandinave. Ndikuesit e shquar të modës, muzikantë dhe atletë kanë veshur rrobat e kësaj kompanie. Yje si Neymar Jr., Lewis Hamilton kanë veshur krijimet e kësaj kompanie.

Kjo qasje e ndryshme ka qenë një faktor i madh për këtë kompani duke bashkëpunuar me një gamë të gjerë markash dhe artistësh në të gjithë botën.

Po ashtu këtë javë do të shfaqin koleksionin e tyre ne javën e modës në Kopenhagë, Danimarkë. /Prive.al

View this post on Instagram

Iconic duo @bls

A post shared by Besnik Miftari (@besbls) on

 

View this post on Instagram

Culture Tracksuit #blshafnia

A post shared by BLS Hafnia (@bls) on

Artikuj të ngjashëm