Komentuesja ia thotë hapur, Luana çuditërisht zgjedh të flasë

By

Prezantuesja Luana Vjollca, mes tjerash përpos për ndryshimet drastike në stil e fytyrë, për imazhin që tregon është komentuar shpesh edhe në një tjetër rrafsh.

Bëhet fjalë për grimin të cilin bukuroshja e do aq fortë saqë s’mund t’i ndahet në asnjë çast.

Nuk janë të rralla rastet kur publikisht, ajo shfaqet edhe në fitnes nën qerpikët artificial, shkëlqimin e buzëve dhe rimelin e super tepruar.

E kjo i ka rënë në sy edhe një komentueseje që e ka pyetur Luanën se përse vendos gjithmonë make-up.

‘S’jam me make up’ – i është përgjigjur prezantuesja duke iu referuar fotos së fundit ku shfaqet në pishinë dhe duket se prapë ka grim në fytyrë. Kujtojmë se kësaj rradhe, prezantuesja ka nisur pushimet me motrat. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm