Komediani i njohur humb ndjenjat në mes të skenës, rezulton pozitiv me koronavirus

By

Aktori, komediani dhe i CNN D.L. Hughley humbi ndjenjat gjatë një performancë në klubin e natës “Zanies”. Ai u dërgua menjëherë në spital, pas ngjarjes. Më pas vetë aktori njoftoi pas testit ka rezultuar pozitiv me koronavirus ndërsa ka nisur edhe hetimi epidemiologjik.

Aktori 57-vjeçar, përmes një postimi në “Twitter”, njoftoi fansat në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

“Unë isha ai që e quajnë asimptomatik,” tha Hughley në postimin e tij. “Nuk kam simptoma të ngjashme me gripin, nuk kam pasur gulçim, nuk kam pasur vështirësi në frymëmarrje, nuk kam kollë, nuk kam ethe të shkallës së ulët. Unë kam ethe. Nuk kam pasur një humbje të nuhatjes ose shijes, me sa duket thjesht kam humbur vetëdijen”.

Ai tha se do të kthehet në dhomën e tij të hotelit për t’u karantinuar për dy javë pas daljes nga spitali ndërsa rrëfimi mbi mungesën e simptomave i habiti të gjithëve”.

Artikuj të ngjashëm