Komediani i njohur amerikan po bën pushimet në bregdetin shqiptar

By

Bregdeti shqiptar, dita ditës po bëhet i njohur në botë shkak i bukurisë së pamohueshme që posedon.

Një tjetër i famshëm që zgjodhi pikërisht rivierën shqiptare për pushime, është prezantuesi i njohur amerikan Steve Harvey.

Puna e Steve numëron një mori projektesh. Ai është një komedian, prezantues, personalitet i radios, aktor dhe autor.

Që disa ditë ai duket të jetë duke qëndruar në Shqipëri, dhe këtë e kuptuam nga postimi i tij në Instagram.

Ai postoi një video ku shihet në anije, duke iu treguar ndjekësve të tij se ku ndodhet. Ai tregon se gjendet gati se në mes Shqipërisë dhe Greqisë, meqenëse ku ai ndodhet Greqia është vetëm një orë larg.

Po ashtu tregon për një ngjarje që iu kujtua nga ky fakt, ku flet për dy shtetet amerikane Georgia dhe Alabama të cilat janë fqinje.

View this post on Instagram

Speechless…

A post shared by Steve Harvey (@iamsteveharveytv) on

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm