Ja me cilin hip-hop artist do të bashkëpunonte Korab Shaqiri

By

Këngëtari i njohur, Korab Shaqiri kohëve të fundit ka pasur suksese të një pas njëshme.

Artisti pak kohë më pare njoftoi përmes Instagramit, se ka përfunduar me sukses disertacionin e doktoratës, duke fituar gradën shkencore “Doktor i kompozicionit”, në Shkup.

Doktoron Korab Shaqiri (FOTO)

Në fushën e muzikës, kishte kaluar goxha kohë qysh kur Korab Shaqiri kishte lansuar nëj këngë të re.

Por kjo e gjitha ndërroi këtë verë kur ai lansoi një këngë të re me bilbilin e muzikës shkodrane, Bujar Qamilin.

Pas doktoraturës, duket se Korabi ka pasur më shumë kohë që ti përkushtohet muzikës pasiqë ai së fundmi po merr pjesë edhe në Këngën Magjike me këngën e tij të quajtur Fenomen.

 

Duket se planet për bashkëpunimet e ardhshme kanë filluar për Korabin pasiqë, ai në mbrëmje përmes Instagram story ka kërkuar mendimin e fansave të tij duke i pyetur ata se me cilin hip hop artist duhet të bashkëpunoj ai.

Në këtë pyetje një ndjekës i tij është pergjigjur se hip hop artisti me të cilin duhet të bashkëpunoj ai duhet të jetë reperi i njohur 2po2. Me këtë rast, Korabi është pergjigjur se do të bashkëpunonte me kënaqësi.

Ky po që është një bashkëpunim që duam ta shohim shumë shpejtë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm