Këngëtarja me origjinë kosovare Dua Lipa, bëri një kolazh me fotografi nga fëmijëria për një arsye të veçantë.
Ajo uroi një kushërire/mike të saj për ditëlindje.
‘Gëzuar ditëlindjen për kushërirën time, motrën, miken më të mirë @lyraduraku. Unë të dua shumë. Më fal për fotografitë e turpshme’, shkroi Dua.
Këngëtarja asnjëherë nuk i harron miqtë e fëmijërisë edhe pse jeton jashtë trojeve shqiptare, konkretisht në Britani të Madhe.
Ajo shpesh herë përzgjedh imazhe të lezetshme për t’i uruar në mënyrë më të mirë të mundshme.
Kujtojmë që Dua së fundmi nxori projektin e saj të ri ‘Electricity’ me të cilin po shijon sukses të madh./Prive.al
https://www.instagram.com/p/Bn2YP8ElTwG/?taken-by=dualipa