Kobe Bryant nderohet në “Oscars 2020”

By

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, është kujtuar e nderuar mbrëmë në “Oscars 2020”.

Ylli i NBA vdiq më 26 janar së bashku me vajzën e tij Gianna dhe disa persona të tjerë si pasojë e përplasjes së helikopterit.

Emri i tij është kujtuar në natën e ndarjes së çmimeve “Oscars 2020”. Kujtojmë se Kobe kishte fituar “Oscar” për filmin mbi jetën e tij dhe basketbollin.

“Dear Basketball” është një film i shkurtër i animuar amerikan i vitit 2017, ky film për skenarist dhe narrator kishte Kobe Bryant, ndërsa ishte drejtuar dhe animuar nga Glen Keane, me muzikë nga John Williams.

Filmi bazohet në një letër që Kobe Bryant i shkruajti Tribune The Players më 29 nëntor 2015 duke njoftuar pensionimin e tij nga basketbolli.

Artikuj të ngjashëm